69-vjeçari nga Indonezia Sadiman i është përkushtuar për 24 vite natyrës, dhe ka punuar pa pushim për të mbjellë pemë në kodrat Java pas zjarreve për të pastruar tokën për kultivim. Ai është quajtur i çmendur për këtë gjë, ndërsa ai vjen me një rrëfim.
“Mendova me vete, nëse nuk mbjell pemë, kjo zonë do të thahet. Nga përvoja ime pemët e “Banyan” dhe pemët “Ficus” mund të ruajnë shumë ujë”, tha ai.
Ai ka mbjellë rreth 11 mijë pemë “Banyan” dhe 250 hektarë “Fikus” të cilët ndihmojnë në rruajtjen e ujërave nëntokësore dhe parandalimin e erozionit të tokës. Falë përpjekjes së tij burimet e ujit janë formuar aty ku toka ishte dikur e thatë. Megjithatë, në fillim, pak banorë të fshatit e vlerësuan punën e tij.
“Njerëzit më përqeshën për sjelljen e farave dhe pemëve në fshat, sepse ata ndiheshin të shqetësuar pasi besonin se kishte shpirtra në këto pemë,” shtoi Sadiman.
“Disa madje menduan se ai ishte një i çmendur sepse shkëmbeu fidanë për dhitë që rriti, ” tha një fshatar. Në të kaluarën njerëzit mendonin se ai ishte i çmendur, por shikoni rezultatin tani. Ai është në gjendje të sigurojë ujë të pastër për të përmbushur nevojat e njerëzve në disa fshatra.
Mungesa e shiut në zonën ku ai mbolli pemë i kishte kufizuar dikur fermerët në një korrje të vetme në vit, por tani, burimet e bollshme të ujit sigurojnë dy ose tre,” tha një fqinj i tij.
“Shpresoj që njerëzit këtu të kenë jetë të begatë dhe të jetojnë të lumtur. Dhe mos e d igjni pyllin pa pushim, ”shtoi Sadiman, me një vezullim në sy.