Një grua e moshuar ka rënë pre e gr abitjes pasditen e djeshme në fshatin Nartë të Vlorës. Sipas informacioneve të Po licisë, 85-vjeçarja e identifikuar si Varvara Papa, është dhu nuar fillimisht dhe më pas gr abitur nga autorët.
Në dëshminë që ajo ka treguar për uniformat blu, dy gr abitësit kanë hyrë në banesën e saj nga dera kryesore dhe ajo ka qenë duke larë duart në kuzhinë. Më tej, ajo ka shtuar se ka parë dy persona, një më trupmadh dhe një tjetër më të shkurtër, të cilët i kanë hedhur një jorgan në kokë dhe më pas i kanë lidhur duart me çarçaf.
Të dyja dhomat e shtëpisë janë pl açkitur dhe janë kthyer përmbys nga autorët. Po ashtu duart e së moshuarës kanë pësuar të nxira rreth kyçit, pasi gra bitësit e kanë lidhur me forcë. 85-vjeçarja mësohet se jetonte e vetme dhe fëmijët i kishte në emigracion në Greqi. Po ashtu, burimet bënë të ditur se gr abitësit kanë marrë vetëm 2 mijë lekë të vjetra, pasi aq i kanë gjetur në banesë.
Ajo ka treguar se pak para se të ndodhte ngjarja ka shkuar të marrë pensionin, por nuk i kishte dalë që ta tërhiqte. Kjo nuk është hera e parë që ndodhin grabitje në fshatin Nartë. Ndërkohë, e moshuara ka treguar për mediat edhe momentin kur u ndesh me grabitësit.
Ajo thotë se autorët i ho dhën në kokë një jorgan që e mbante në një kuti dhe se i kanë li dhur duart, këmbët dhe i kanë mbyllur g ojën duke e kër cënuar se do ta vra sin.
“Unë sa u futa këtu, erdhi dhe mu h odh sipër, mos bë rtit më tha se do të vr asim. Më hodhën jorganin e çupës sipër. Më mbuluan dhe më mbajtën të li dhur nga duart, nga këmbët. Më mbyllën go jën”, është shprehur ajo.
Ndërkohë, pas kësaj ngjarjeje, Po licia e qytetit bregdetar ka njoftuar se në banesën e së moshuarës janë gjetur gj urmë të lëna nga autorët. Një grup h etimor i ngritur në Po licinë e Vlorës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve.
Po ashtu, burime nga Po licia bënë të ditur se është marrë dëshmia e 85-vjeçares, e cila ka dhënë edhe detaje mbi identitetin e autorëve. Dëshmi kjo, e cila ka ndihmuar grupin hetimor për të shkuar drejt identifikimit të autorëve.
/NOA.al