“Vlora është kthyer në polin më të fuqishëm të zhvillimit pas kryeqytetit dhe do të arrijmë objektivin 9 mandate”, deklaroi sot Drejtuesi Politik i fushatës elektorale për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri.
Në fjalën e tij, Gjiknuri tha se “ky ekip që ka Vlora do veprojë shpejt sepse Vlora nuk ndalet, Vlora është kthyer në polin më të fuqishëm të zhvillimit pas kryeqytetit, poli jugor dhe me aeroportin, një kurorë që i jep gjithë Vlorës dhe gjithë bregdetit shqiptar atë që e kanë dëshiruar të gjithë, kështu që ky ekip do të vazhdojë shumë shpejt drejt objektivit që i kemi vënë vetës 9 mandate”.
“Mund të duket objektiv shumë i fortë, shumë i lartë për t’u arritur, por për herë të parë shkojmë me gjëra të realizuar e jo me fjalë, sepse shpesh herë nga konsumimi i mandateve, përgjithësisht mateshin dhe mbaheshin vetëm te pjesa politike kam pushtetin, por kur qytetarëve u ke vajtur me produktet e duhura janë i bindur se dita ditës po na thonë se po e mirëpresim këtë mesazh. Nga ana tjetër ky ekip, ka marrë vetë përgjegjësinë më të madhe politike për përzgjedhjen e një ekipi që Vlorës i thotë Vlorë. Një ekip tamam përfaqësues të të gjitha komuniteteve të këtij qarku të larmishëm. Këtu mund të them mund të jemi i vetmi qark, përfshirë he kryeministrin që është kapiteni i Shqipërisë që kemi lidhje me qarkun, se ky ka origjinën këtej, unë e kam nga Vlora, dy-tre të tjerë janë me orgjinë nga Vlora por banojnë në Tiranë, ndërsa të terët banojnë në Vlorë”, tha ai.
Duke prezantuar kandidatët, Gjiknuri tha se “doktor Niko Gurin që e njeh gjithë Saranda, mjeku që ka shkuar në çdo familje që gëzon një respekt të madh nga qytetarë. Pranvera shërbyesja e mirëfilltë e administratës shtetërore, që të gjitha bizneset sot thonë se është drejtues që ka shërbyer. Kemi një ekip që nuk ka rëndësi hierarkia, kryeministri dhe drejtuesi politik janë si ata që mbrojnë gardhin në fund dhe luftojnë. Kemi ministren që është më poshtë në listë se është pjesë e një ekipi. Pastaj për t’u kthyer në Vlorë, Vullnet Sina, përfaqësues i denjë i Lumit të Vlorës, një njeri që i ka ndenjtë punëve mbi kokë, njeri që u përgjigje qytetarëve për çdo hall, njeri që ka rrënjë të forta në komunitet. Ke kemi vënë në listë ne, Anduel Tahiri, kryetarin e PS-së, qytetarë i Vlorës, njeri që ka sakrifikuar për partinë, njëri që s’ka pasur as rrogë shteti, njëri që ka kontribuuar. Ervis Muçkën, vlonjat. Ilir Metaj, bankier, njeri me shumë autoritet, edhe publicistik, njeri që ka dhënë kontribut dhe në sektorin priva. Dhe Teuta, pasi komuniteti çam ka qenë i nëpërkëmbur nga pikëpamja e përfaqësimit. Kohët e fundit flitet në emër të PDI-së dhe në emër të tyre, por e vërtet është se nuk patën asnjëherë vlerësimin e duhur, është vënë e 9-ta në listë pikërisht për t’u thënë dhe të tjerëve se ne rezultatin e 9-të do ta kapim se nuk bënë. Laura, profesioniste në Tiranë, por banuese dhe me origjinë nga Vlora. Lonard Beqiri, emigrant në Gjermani, i suksesshëm, kontribuues në Partinë Social Demokrate Gjermane, edhe atje me aktivitet politik. Pra është një ekip me lidhje të forta në qarkun e Vlorës, që jam i bindur që do të ketë një rezultat të mirë”.
Ai shtoi se “ky ekip është një mozaik i këtij qarku dhe ndihemi krenar dhe ndihemi mirë kur shohim kundërshtarë përballë të cilët nuk janë në gjendje të bëjnë dhe një listë, madje arrin deri aty që me skuthllëk fusin në listë më shumë emra se sa i lejon ligji, si në rastin e Vlorës”.
“Në Vlorë kanë futur 17 emra, kur 12 i lejon ligji. Kjo është të listash me skuthëllëk në elektoratin tënd prandaj ka zhgënjim në elektoratin e PD-së, ka zhgënjim se nuk janë qytetarët të Vlorës, janë makinacione partish, shto dhe skuthëllëkun e Lulit që të gjithëve u thotë po, po dhe në fund u çon një listë q nuk e di, dhe ju e dini se çfarë rezultati marrin, ata do bëjnë përpjekjet e tyre dhe janë të djathtët vetë që përditë p[o shikojnë ndryshimin në Vlorë. Ne do të votojmë vlonjatshe, që do të thotë të votosh për veten tënde. Të votosh për PS, që i ktheu Vlorës dinjitetin, jo me fjalë po me vepra. Ekipi i Vlorës është një ekip shumë përfaqësues, shumë mirë i orientuar politikisht dhe jam i bindur se qytetarët shkojmë ballëhapur për të kërkuar votën se u kemi vënë njerëzit që duhet. Natyrshëm një rol të veçantë do kenë dhe deputetët aktual, pasi kontributi i tyre në fushatë do jetë një vlerë e shtuar. Objektivat i kemi të realizueshme. Ky tren nuk do të ndalet, Vlora nuk ndalet, mandati i tretë Vlorës do i kthejmë lavdinë që meriton”, tha ai./atsh