Loading...

‘Është shumë e afërt dita ku ne do të fillojmë vaksinimin masiv për të lehtësuar edhe sezonin e ardhshëm turistik’

Kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt do të nisë vaksinimi masiv i popullsisë.

Rama tha se është çështje ditësh që edhe Shqipëria të ketë vaksinat e nevojshme, për të gjitha kategoritë e popullatës.

Sigurisht vaksinimi, siç nisi me bluzat e bardha, do të ketë një radhë, por që për dy muaj është premtuar që të arrihet një nivel sa më optimal, për të vënë nën kontroll situatën e pandemisë.

Kryeministri foli sot nga Lezha, në një bashkëbisedim me qytetarët, ku bëri edhe premtimin e madh për vaksinimin masiv.

Kreu i qeverisë e motivoi vaksinimin masiv të popullatës, për t’i ardhur sa më shumë në ndihmë turizmit.

“Është shumë e afërt dita ku ne do të fillojmë vaksinimin masiv për të lehtësuar edhe sezonin e ardhshëm turistik. Nëse realizojmë një vaksinim masiv në mars-prill-maj deri në mesin e qershorit do të kemi një sezon turistik shumë më ndryshe”.

“Për të kaluar në një tjetër stad na duhet një tjetër sasi vaksinash, pasi me numrin e siguruar procesi do të jetë më i ngadaltë” tha Rama.

Kryeministri nuk zbuloi se çfarë lloj vaksinash pritet të vijnë dhe sa do të jetë numri i tyre, që do të mundësojë brenda dy muajve vaksinimin masiv të popullatës në vendin tonë./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com