Rama dhe Basha shkëmbejnë replika në distancë lidhur me mitingjet që opozita po organizon në vend, ku në disa raste si edhe sot në Fier, kreu demokrat është pritur nga shumë mbështetës.
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar grumbullimet e sotme në Fier gjatë takimit elektoral të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook, dy foto që i cilëson si “dy botë”, ku në njërën shfaqen të moshuarit që presin në radhë për të marrë vaksinën, ndërsa në tjetrën Basha gjatë takimit në Fier.
“DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman…
Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë.
Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë”, shkroi kryeministri duke ironizuar fushatën e PD-së.
Megjithatë, Basha edhe pse pati grumbullime sot në Fier, u bëri thirrje qytetarëve që të ruajnë distancën dhe të mbajnë maskën.
Në lidhje me pretendimet e Ramës, reagoi PD. Ajo tha se “Rama ndihet i fr ikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë” dhe shtoi:
“Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t’i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dë shtoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve. Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të h umbë!”
Pak minuta më pas reagoi sërish Edi Rama: “O lula unë jam i fr ikësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e tu rpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bējë dasëm teksa dhëndri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatk eqësisht!” /NOA.al