Djali që shikoni në foto është 33-vjeçari Arjan Sala, punonjës i sigurisë në një magazinë qendre tregtare në Tiranë, ku pasditen e të mërkurës ra z jarr dhe prej shumë orësh nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Tymi dhe g azrat vazhduan të përhapen edhe dje, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e forcave të specializuara, për shkak edhe të a sfiksisë së mundshme.
As sot nuk ka ende asnjë të dhënë për gjendjen e punonjësit të sigurisë.
Arjan Sala është baba i një fëmije 2 vjeç. Ai është i vetmi që punon në familjen e tij. Jeton me bashkëshorten, djalin, nënën dhe të atin. Familjes i ka siguruar të ardhura që në moshën 18 vjeç, kur nisi edhe punën e parë.
Miqtë e tij tregojnë se Arjani u shkonte gjithmonë në ndihmë. I zëvendësonte në punë edhe kur ata mungonin për arsye shëndetësore.
Mirësinë ndaj të tjerëve, ai e tregoi edhe me aktin e fundit ku mbeti mes flakëve për të shpëtuar kolegët. Shpresat për ta gjetur të gj allë nuk janë shuar, por ato po pakësohen…