Loading...

Ditë e zezë për sportin, ‘shuhen’ 4 ikona të futbollit shqiptar

Vetëm në pak orë qytetit të Shijakut dhe gjithë Shqipërisë i janë larguar nga kjo botë 4 figura të njohura. Pas një sëmundje të rëndë, ka ndë rruar jetë në moshën 95-vjeçare një personalitet i shquar i futbollit shqiptar, Sabri Peqini.

Ai u shpall 4 herë kampion me skuadrën e Dinamos, me të cilët luajti për 4 sezone, gjatë viteve 1950, teksa nga 1974 deri në 1976 ishte edhe si trajner i bluve. Gjithashtu një tjetër hum bje e madhe për futbollin pasi ditën e sotme është ndarja nga jeta e ish-futbollistit të Shijakut, Enver Drita.
Hysen Varosi, 82 vjeç. Si futbollist mbrojti portën e “Erzenit”, duke ia lënë stafetën Laknorit me shokë. Por ndërtoi historinë si gazetar i flaktë i “Erzenit”. Ai nuk do të harrohet kurrë këtu. Pasioni i tij nuk mund të konkurrohet. Lulzim Alia, 75 vjeç. Luajti futboll, por la gjurmë si trajner, duke mbetur deri në fund një figurë simpatike dhe e dashur për sportëdashësit shijakas. /albeu

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com