Loading...

Disa rregulla të arta për të parandaluar ob ezitetin

Obeziteti dhe mbipesha prej kohësh janë një ‘bombë’ reale për shëndetin, veçanërisht në kohën e Covid-19: përveç se kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në shfaqjen e sëmundjeve të shumta serioze, si sëmundjet kardiovaskulare dhe autoimune, kanceri dhe diabeti, obeziteti është gjithashtu një faktor serioz rreziku për vdekshmëria nga koronavirusi.

Për këtë arsye, me rastin e “World Obesity Day”, Ditës Botërore për Parandalimin e Obezitetit, e cila përkujtohet në të gjithë botën më 4 mars, është e rëndësishme të mbani mend se kilet e tepërta duhet të luftohen që në moshë të vogël dhe se ekzistojnë disa rregulla të arta për t’u fiksuar, për të ndërtuar një mënyrë jetese të shëndetshme dhe aktive.

Disa të dhëna – Obeziteti është një sëmundje globale. Vlerësimet e fundit të OBSH-së, zbulojnë se 50% e të rriturve dhe 30% e fëmijëve dhe adoleshentëve në planet, janë mbipeshë ose obezë.

Çdo dy sekonda, një person midis 30 dhe 70 vjeç, vdes nga një sëmundje kronike jo-ngjitëse, të tilla si sëmundjet kardiovaskulare dhe autoimune, kanceri dhe diabeti, të gjitha sëmundjet, fillimi i të cilave favorizohet nga gjendja inflamatore kronike në subjektet mbipeshë.

Obeziteti predispozon ndaj sëmundjeve alergjike dhe duke zvogëluar mbikëqyrjen imune, rrit rrezikun e kancerit dhe pesëfishon mundësinë e zhvillimit të diabetit. Mbipesha dhe obeziteti, favorizojnë gjithashtu shfaqjen e sëmundjeve neurodegjenerative, siç është Alzheimeri.

Lidhja me Covid 19 – Disa studime të fundit të publikuara nga “Obesity Review”, revista zyrtare mjekësore e “World Obesity Federation”, gjithashtu tregojnë se kjo sëmundje është gjithashtu një faktor i rëndësishëm rreziku për vdekshmërinë nga Covid-19: njerëzit e shëndoshë që kanë kontraktuar koronavirusin, kanë pasur 113% më shumë të ngjarë të jenë të shtruar në spital, 74% më shumë të ngjarë të shtrohen në spital në kujdes intensiv dhe 48% më shumë të ngjarë të vdesin, sesa pacientët me peshë normale.

Fëmijët – Edhe të vegjlit duhet të ndjekin një dietë të ekuilibruar, për t’u mësuar menjëherë me një mënyrë jetese të shëndetshme. Rregullat e arta për ta, janë një dietë e përbërë nga tre vakte kryesore (mëngjes, drekë dhe darkë), plus disa vakte me ushqime të pasura me fibra, për të nxitur një ndjenjë më të madhe të ngopjes.

Këshillohe konsumimi i perimeve dhe bishtajoreve për të zëvendësuar bukën, picën, makaronat dhe patatet.

Është e këshillueshme që të minimizoni yndyrnat e ngopura dhe të pranishme në kremrat, djathrat, gjalpin, salcat, ‘snacks’-at dhe produktet e pjekura dhe të ofroni rregullisht, por pa ekzagjeruar, vaj ulliri ekstra të virgjër, salmon, sardele, arra, bajame dhe lajthi.

Kufizoni kripën, ndërsa çokollata e zezë dhe akullorja me fruta lejohen (në moderim). Shmangni një mënyrë jetese të qëndrimit ulur: fëmijët dhe adoleshentët duhet t’i kushtojnë të paktën një orë në ditë sportit dhe lojës aktive (pedalim, vrapim, ecje).

Këshilla për personat obezë

1.Menu 100% me perime (ose pothuajse): miratoni një dietë sa më shumë të jetë e mundur, bazuar në perime (bishtajore, perime, fruta) dhe peshk (2 ose 3 herë në javë), duke shmangur atë me përqindje të lartë të mërkurit. Konsumoni vajin e ullirit ekstra të virgjër.

2.Hani më shumë, jo më pak, por edhe më mirë: hani porcione të pasura me domate, brokoli, karrota, bishtajore dhe përfshini fasulet, qiqrat, bizelet si burimi kryesor i proteinave.

3.Yndyrnat dhe sheqernat: eliminoni ushqimet e ëmbla, sheqernat e thjeshta nga menuja dhe favorizoni ushqimet e pasura me yndyrna të pangopura, siç janë salmoni, arrat, bajamet, lajthitë.

Yndyrnat e hidrogjenizuara, produktet industriale dhe ato të paketuara, duhet të shmangen.

4.Hani dy vakte normale dhe një të lehtë: për të ruajtur ose zvogëluar peshën, rekomandohet një plan ushqimi 2 + 1: mëngjes, drekë dhe një të lehtë në mbrëmje, ose pak në drekë dhe vakt kryesor në mbrëmje.

5.Hani brenda dymbëdhjetë orëve: hani mëngjes pas orës 8 dhe darkë para 20:00, ose hani vaktin e parë të ditës në 9 dhe darkën para orës 21:00. /noa.al/

Burimi dhe foto: “Tgcom”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com