Loading...

Dëme të shumta materiale nga tërmeti 6.3 që tr onditi sot Greqinë qendrore dhe një v iktimë deri tani/ Turqia gati të ofrojë ndihmë

Dëme të shumta materiale janë rregjistruar nga tërmeti 6.3 që tr onditi sot Greqinë qendrore.

Mediat helene raportojnë se është shënuar edhe vi ktima e parë, në zonën e Mesohori.

Lëkundjet e tërmetit zgjatën më shumë se 30 sekonda, madje u ndjenë edhe në vendet fqinje.

Të rmeti i Larisa pas vlerësimeve të fundit kishte të njëjtën madhësi me atë që go diti vendin tonë, më 26 nëntor të vitit 2019, pra 6.3. Por si ndryshim, në Larisa janë rregjistruar rreth 5-6 tërmete të tjerë të shkallës nga 4 deri në 5, duke shtuar pa nikun në qytet dhe zonat përreth.

Pas tërmetit, nuk ka munguar solidariteti i vendit fqinj, Turqisë.

Duke shprehur solidaritet me Greqinë, ministri i jashtëm i Turqisë i ofroi ndihmë homologut të tij grek , gjatë drekës.

Duke folur me Ministrin e Jashtëm Grek Nikos Dendias në telefon, Mevlut Çavusoglu tha se Turqia është e gatshme të ndihmojë Greqinë në rast nevoje, thanë burime diplomatike për mediat turke.

Epiqendra e tërmetit të sotëm ishte në veriperëndim të Larisa, qyteti i pestë më i populluar i Greqisë, sipas Institutit të Gjeodinamikës në kryeqytetin Athinë.
/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com