Loading...

Damian Gjiknuri poston foton: Kjo është skuadra e fitores historike në 25 prill

Drejtuesi Politik i PS-së në Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri është i bindur në një fitore “historike” në zgjedhjet e 25 prillit.
Në rrjetet sociale ai ka postuar një kolazh fotografish të kandidatëve për deputetë në këtë zonë dhe thotë se kjo është “skuadra e fitores historike në 25 prill”.
Kujtojmë se mes de batesh, diskutimesh të gjata, mbrëmjen e djeshme Partia Socialiste dorëzoi listat me kandidatët për deputetë.

Vetë Gjiknuri është i 7-i në listën e Vlorës, sipas strategjisë së re të kryeministrit Edi Rama për renditjen e drejtuesve politikë në bazë të mandateve që kanë marrë në zgjedhjet e 2017-ës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com