Koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 89-vjeçare aktorit të njohur, Trevor Peacock.
Lajmin e ndarjes së tij nga jeta e ka bërë publik agjenti i aktorit, nëpërmejt prestigjozes “Associated Press”.
“Trevor Peacock, aktor, shkrimtar dhe këngëtar, vdiq në moshën 89-vjeçare në mëngjesin e 8 Marsit nga një sëmundje e lidhur me problemet mendore”, thuhej në deklaratën e publikuar nga familjarët e aktorit të njohur.
Trevor Peacock ishte një aktor i suksesshëm i teatrit dhe korri suksese të mëdha me kompaninë “The Royal Shakespeare”.
Gjithashtu, u shfaq në versionin filmik të Hamletit në vitin 1990 si dhe në një prodhim të Don Kishotit në vitin 2000. /noa.al/