Loading...

‘Çfarë tr ishtimi i t merrshëm! Harrojmë që një shkollim i keq është më shumë se një vr asje masive jetësh të rinjsh në dekadat e ardhëshme, më keq se Covid’

Nga Artan Fuga

Në vend të de batit për shkollim, sherrin nëse ndërhyn apo jo BE në fushatat elektorale

(O Zot na mbro!)

Që të trajtosh një reformë të qartë dhe të saktë për arsimin parauniversitar dhe universitar, kjo bëhet pasi të jenë zgjidhur dhe dhënë përgjigje shkencërisht disa pyetje. Përgjigje jo ideologjike, politike, sepse ato nuk janë përgjigje, janë sologane, por përgjigje bazuar në të dhëna të arsyetuara saktë.

Ku do të duam ta çojmë zhvillimin ekonomik, social, kulturor të Shqipërisë në së paku njëzet vitet e ardhshme. Përpunimi i modelit imagjinar i Shqipërisë të vitit 2050 është urgjeeeeent të përpunohet qysh tani. Ndryshe rraghim kot ujë në havan.

Cilat janë profesionet në shoqërinë shqiptare të dekadave që vijnë për të orientuar edukimin dhe formimin kulturor, shkencor, dhe profesional të të rinjve shqiptarë. Nuk mundet që universitetet të vazhdojnë të japin dije që i riu dhe e reja duhet t’i marrin që në shkollën nëntëvjeçare apo në gjimnaz. Nuk mësohet përshembull gjuha e huaj në moshën e universitetit.

Në çfarë mënyre do të organizohet shkollimi, si do të menaxhohet shkollat dhe universitetet që ato të mos jenë vi ktimat e përhershme të politikës dhe të ministrive burokratiko-propagandistike që e kanë shka tërruar formimin shkencor dhe mësimdhënien si edhe kërkimin shkencor. Mos na tregojë politika sesi do të jenë dijet në shkollë, por të na japi ligje që të mundësojnë që shkollat dhe universitetet ta gjejnë vetë ato rrugën që duhet për të dhënë dijet që duhen. Ministrisë i ka ikur përsëri nga dora ajo që ndodh. Janë rikhtyer Kristalet, më keq seç ishin. Doni prova? Mëz thirrni në gjyq se ju jap pa fund!

Pa krahasuar me botën se çfarë quan bota njeri të kulturuar, as mund të bëhet fjalë për sistemi dijesh dhe kulture në Shqipëri.

Ja katër parimet bazë që na ndihmojnë për të menduar. Ndryshe hajde të dëgjojmë propaganda shu rdhuese mbi shkollën.

Ne vend të de batojë politika për arsimin dhe shkencën, si t’a çlirojmë nga v argonjtë e burokracisë dhe politikës, de bati bëhet nëse de bati është një ndërhyrje e BE në fushatat elektorale të sotme apo jo!

Çfarë tr ishtimi i tm errshëm! Harrojmë që një shkollim i keq është më shumë se një vr asje masive jetësh të rinjsh në dekadat e ardhëshme, më keq se Covid.
/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com