Loading...

‘Çfarë ofrojnë ata për Shqipërinë, një koalicion ku Iliri dhe Saliu vënë në thundrën e tyre drejtësinë, një koalicion ku Saliu, Ilir dhe Monika… ‘sepse Luli është një kukull për t’i dhënë buzëqeshje pamjes’, i bëjnë karshillëk dynjasë

Kryeministri Edi Rama nga Elbasani, është shprehur se partia e tij do të respektojnë rregullat anti-Covid gjatë fushatës, duke i cilësuar si papërgjeshmëri atë që ndodh në krahun tjetër politik.

Rama ka kritikuar sërish grumbullimet në takimet elektorale të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Kryeministri Edi Rama në takimin me anëtarët e PS në Elbasan, tha se në këtë situatë të vështirë pandemie qeveria mbetet e angazhuar për ta fituar lu ftën me ar mikun e padukshëm, Covid-19.

Rama gjithashtu ironizoi kundërshtarët e tij, ndërsa theksoi se nuk kanë më çfarë t’i ofrojnë këtij vendi dhe se kërkojnë vetëm të përfitojnë nga pushteti: “Çfarë propozuan ata: Agron Duka ka firmosur për të qenë përsëri Ministër i Bujqësisë, kthehet në një sektor ku tani është në një tjetër nivel. Mediu kërkon të rikthehet në qeveri…o karrigen o s’ka…Shpëtim Idrizi me Vangjel Dulen duan të kthehen në qeveri. Edhe Nard Ndoka që në fund të fundit e meriton më shumë se të gjithë se na bën të qeshim…”, tha Rama.

“Del mbi veturë dhe përshëndet dasmorët klitharë me dy gishta, pa marrë parasysh se kështu rrezikohet shëndeti i tyre dhe familjeve të tyre. L ufta me ar mikun e padukshëm është sfida e sfidave. Largimi i virusit nga jetët tona është sfida e sfidave. Ne jemi të super angazhuar si qeveri për të garantuar rritjen e përditshme të numrit të vaksinimeve”, tha Rama.

Gjithashtu, kreu i qeverisë ka reaguar për përleshjen fizike mes kandidatit të PD, Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca. Rama e ka cilësuar Boçin si grushtues, ndërsa Lucën i referohet si punë-krijues i madh. Kryeministri u shpreh se në rast se “grushtuesi i sipërmarrësit të madh do të kishte qenë cilido nga ne, ata do të kishin vënë kujën”.

“E pamë në Elbasan dhe ju ftoj ta imagjinoni sikur gru shtuesi i një sipërmarrësi, i një punëkrijuesi të madh, të kishte qenë cilido prej nesh prej djemve dhe burrave që janë këtu në tavolinë, ,grabitësi i telefonit të tij të ishte Tualanti, apo Luani, cilido qoftë çfarë do të ishte bërë”.

“Sa email-e dhe telefonata, e lumenj lumi do kishin derdhur nëpër Evropë dhe sa do të kishin vënë kujën. Ne e kemi të qartë se janë të dëshpëruar se e kanë të qartë që nuk kanë mundësi të kenë një shans tjetër”, tha Rama.

Kryeministri gjatë fjalës së tij ndërsa u ndal tek lideri i Partisë Demokratike tha se përdoret nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta.

“I kanë hu mbur shanset për ta drejtuar këtë vend, ndërsa sot janë të gjithë bashkë ndërkohë që në zgjedhje futen medemek veç e veç. Demokratëve ju thuhet votoni PD, por për çfarë për të marrë Monika Kryemadhin, apo të tjerët që nuk kanë çfarë t’i ofrojnë shqiptarëve. I kanë pasur të gjitha shanset që t’i tregojnë shqiptarëve se çfarë janë në gjendje të bëjnë.

“Ne këtu nuk vijmë duke rrahur gjoksin për të thënë se çfarë kemi bërë, por për t’ju thënë se jemi në përpjekje për të bërë më të mirën, duke reflektuar në skuadrat tona atë që është kërkesa bazë e shoqërisë”.

“Një pasqyrë ku gratë dhe vajzat janë një forcë e madhe jo sepse e kërkon ligji…Çfarë ofrojnë ata për Shqipërinë, një koalicion ku Iliri dhe Saliu vënë në thundrën e tyre drejtësinë, një koalicion ku Saliu, Ilir dhe Monika… “sepse Luli është një kukull për t’i dhënë buzëqeshje pamjes”, i bëjnë karshillëk dynjasë”, u shpreh kryeministri Rama. /NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com