Pirja e një filxhani me kanellë dhe mollë është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u çlodhur dhe për të shijuar vetitë antioksiduese të këtij fruti. Të dy përbërësit na ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore.
Çaji i kanellës dhe mollës është i thjeshtë për t’u përgatitur dhe na ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e shumë problemeve shëndetësore.
Më poshtë po rendisim përfitimet që vijnë nga ky çaj.
Ka studime të shumta që tregojnë vetitë shëndetësore të mollëve në sistemin imunitar. Ky frut i shkëlqyeshëm ndihmon në rritjen e imunitetit, në parandalimin e ftohjeve dhe gripit.
Falë vitaminave, mineraleve dhe përbërjeve anti-inflamatore që ka, ky çaj zbut dhimbjet e nyjeve dhe muskujve, si dhe dhimbjen e kokës.
Antioksidantët në kanellë dhe mollë ndihmojnë për largimin e toksinave nga organizmi.
-Ky çaj i shkëlqyeshëm bimor ndihmon në uljen e kolesterolit të keq, duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
-Molla dhe kanella përmbajnë flavonoide dhe fitonutrientë që ndihmojnë në parandalimin e problemeve të syrit dhe mbrojnë shikimin.
-Kjo pije ndihmon në parandalimin dhe kundërveprimin e kapsllëkut.
-Përbërjet polifenolike në kanellë ndihmojnë në rregullimin e sheqernave në gjak.
Për të përgatitur çajin e kanellës dhe mollës, mjafton që katër mollë t’i ziejmë në rreth 2 litra ujë. Lerëni përbërjen të ziejë për rreth 2 orë në zjarr të avashtë dhe shtoni disa lugë kanellë disa minuta para se ta shërbeni. /noa.al