Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon të lu ftojë fort për votën në 25 prill.
Përmës një video-mesazh në Facebook, kryedemokrati i bën thirrje shqiptarëve të largojnë qeverinë që është në krye të vendit, duke ii kujtuar se ata e kanë në dorë.
“Ti je ai që vendos për të ardhemn e këtij vendi. Je drejtuar nga qeveritarë arrogant dhe përçarës që pasurojnë veten e tyre dhe të kanë bërë të besosh që nuk ka më shpresë. Ti je i pari. Nuk të pëlqejnë ata që të udhëheqin, ngrihu dhe ndërroji, mos hiq dorë nga Shqipëria. Ndryshoje Shqipërinë. Këtë herë fitoni ju. Fiton Shqipëria”, thuhet në videon e publikuar.