Sh erri fizik mes militantëve sot në Elbasan është shoqëruar me replika mes dy liderëve të partive kryesore në vend, Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Rama, pasi ky i fundit tha se Basha nuk është lider, por i emëruar nga Berisha dhe Meta në krye të opozitës, prandaj të paktën duhet të bëhet burrë.
Në një komunikim me video-selfie teksa kthehej për në Tiranë, Basha shprehet se Rama duhet t’i lërë provokimet.
Basha tha se “burrë nuk të bëjnë b andat por dashuria dhe përkushtimi për atdheun”.
“Sot është një ditë feste është Dita e Luleve që është simboli kuptim plotë i thyerjes së dimrit me verën. E pra 14 Marsi i sotëm na ndan pak nga 25 prilli që do të jetë”, tha Basha.
Kryedemokrati thotë se incidentet sot në Elbasan, i nxiti Rama, pasi ai nuk e dinte se në çfarë ore do të mbërrinte kryeministri në Elbasan, teksa rezultoi që të dy shkuan në të njëjtën kohë, çka futi në një ko nflikt të pazakontë militantët e dy partive, që kishin dalë për t’i pritur, me thirrjet për fitore më 25 prill.
“Ngjarja e shëmtuar që pro vokoi Edi Rama, rrugët ishin edhe më plot pas këtij incidenti të shëmtuar që tregoi se qytetarët nuk e kanë fr ikë. Shqiptarëve u ka dalë fr ikë dhe janë të gjithë bashkë. Burrë nuk të bëjnë ba nditët me psitoletë në brez pa të cilat nuk hyn dot në qytetin e Elbasanit. Nuk të bëjnë dot burrë, burrë të bën përkushtimi ndaj vendit, që ti nuk e ke pasur. Burrë të bën dashuria për vendin që ty të ka munguar në çdo çast”, tha Basha.
“Shqipëria e ka ndarë mendjen, nuk ka ndryshim pa largimin, tënd ndaj mos i provoko shqiptarët. Nuk na tr emb dot ne. Ty dhe një gr ushti ban ditësh dhe oligarkëve u ka ardhur fundi. Më 25 prill largojmë Edi Ramën”, ka qenë reagimi i Bashës, pas kthimit nga Elbasani./NOA.al