Kryeministri Edi Ramai i ndodhur në një aktivitet në Bashkinë e Tiranës, tha se qytetarët mund ta lëvizin kanalin televiziv nëse nuk u pëlqen ai apo Erion Veliaj.
“As unë, as lali nuk kemi dalë të kërkojmë nuse”, tha Rama duke cituar edhe një shprehje popullore që në momentin e zgjedhjeve qytetarët të mos shohin gunën, por punën.
“Si mundet të jetosh në Tiranë sot dhe të mendosh për një moment të vetëm se mund të votosh ata që bënë Tiranën copash. Për cilën arsye në botë se s’të pëlqen Edi Rama, punë e madhe shumë s’të pëlqen Lali, ça problemi ka, Lali është gjëja më e kollajshme e merr telekomandën i bie me sustë, zhduket Lali nga televizori se sheh fare.”
“As unë, as lali nuk kemi dalë të kërkojmë nuse, nuk kemi dalë as të kërkojmë krushqi, nuk kemi dalë as të bëjmë ndonjë kompeticion mode. S’të pëlqejnë çitjanet e Edi Ramës, ça problemi ka, mos i vish. Por kur vjen puna për të zgjedhur, do merresh me gunën apo me punën”, tha Rama.
Ironi pati edhe për kreun e PD-së, Lulzim Basha. Ai u shpreh se gjatë drejtimit të tij, Tirana u kthye në nevojtoren më të madhe të Ballkanit. Po ashtu Rama ironizoi premtimin e Bashës për tramvaj në kryeqytet./NOA.al