Ish-Drejtori artistik i Teatrit Kombëtar të Greqisë, Dhimitri Linjadhi, den oncohet nga një djalë i ri se e ka përdh unuar. Ky është den oncimi i tretë i ngjashëm ndaj aktorit të njohur grek.
Djali 27 vjeçar de noncoi në po licinë e Athinës se kur ishte i mitur, 17 vjeç, ishte përdh unuar nga aktori Linjadhi. Këtë pohim, i riu e bëri para prokurorit në Athinë.
Djaloshi tha se nuk e njihte personalisht aktorin, por u përball në shesh me të. Ai tha se aktori e kishte ftuar në shtëpinë e tij dhe ai shkoi pa menduar se do të ndodhte diçka e tillë.
Sakaq, aktori grek gjendet në b urg pasi mbi të po rëndojnë edhe dy akuza të tjera përdh unimi nga dy djem.
Për hetuesit është domethënës fakti që edhe një djalë tjetër den oncoi të njëjtën skemë: Aktori i njohur e ndali në sheshin pranë shtëpisë, e uli për kafe dhe më tej e bindi të shkojnë në banesën e tij dhe më pas e përdh unoi.
Në të gjitha rastet sipas den oncimeve, aktet shoqëroheshin me avuj alko oli dhe lëndësh na rkotike.
Ndërkohë një tjetër dëshmi vjen nga aktori 29 vjeçar A.M. Ai ishte thirrur si dëshmitar nga vetë aktori, por seanca gjyqësore mori kthesë kur 29 vjeçari deklaroi se edhe ai ishte përdh unuar nga Linjadhi e për më tepër kishte parë djem 14-15 vjeçarë në shtëpinë e tij në Itakë.
Aktori i ri tha se ka qenë në Itakë në verën e vitit 2015 me regjisorin dhe aktorin Linjadhi. Po ashtu de noncoi ish drejtorin artistik të Teatrit Kombëtar kur tha se e kishte çuar dhe në hotelin në Epidaurus, për të njëjtin qëllim, abu zimin se ksual.
Aktori 29 vjeçar tha se më 2010 kur ishte 18 vjeç, u takua me Dimitris Lignadis, si mësues i tij në shkollën e aktrimit “IASMOS”.
Që në mësimin e parë, i akuzuari iu afrua, duke i thënë se sa i veçantë është dhe i kërkoi të shkonte në banesën e tij ku dhe ndodhnin ato gjëra.
Ai më pas dë shmoi se Lignadis, nga njëra anë, filloi të tregonte se ai kujdesej për të, duke marrë rolin e mentorit, dhe nga ana tjetër, vazhdimisht i bënte presion që të linte të dashurën e tij dhe të ishte ek skluzivisht me të.
Autoritetet thonë se janë në pritje të denoncimeve të tjera të mundshme për aktorin 54 vjeçar. /noa.al