Loading...

3-vjeçar me origjinë shqiptare që po mahnit botën me aftësitë në gatim

Një 3-vjeçar me origjinë shqiptare është shndërruar në një yll në rrjetet sociale, falë aftësive të tij të jashtëzakonshme për gatim.

Ilirian Kameraj që jeton në Nju Jork në SHBA, ka eksperimentuar në kuzhinë me nënën e tij, që kur ishte më pak se një vjeç. Dashuria e vogëlushit shqiptar për gatimin nisi pas një videoje që pa në Youtube.

Ai e nisi me një ushqim të lehtë dhe përfundoi duke ndihmuar mamanë e tij, Dorentinën të gatuante një pulë të pjekur.

Angazhimi i tij në kuzhinë, nisi si një mënyrë për ta argëtuar atë gjatë pandemisë, kur dhe e ëma filloi t’i publikonte videot në Tik Tok, duke grumbulluar miliona ndjekës.

Ai shfaqet në kuzhinë me kapelën e një shefi, ndërsa gatuan ushqime të ndryshme: sallatë me spinaq, spageti dhe qofte, pica, mish qengji, byrek me kungull, gjel deti, ëmbëlsira etj. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com