Loading...

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi h umb njeriun e afërt të familjes së tij

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se dje ka përcjellë për në banesën e fundit një njeri të afërt të familjes së tij. Dhimo Bramin.

Mes dhimbjes së madhe Koçi ka treguar një gjest të lartë human që Dhimo ka bërë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Edhe pse një pensionist i thjeshtë ai ka kërkuat që të kontribuoj për t’iu ardhur sadopak në ndihë personave të prekur nga tërmeti.
“Dje isha ne Lushnje per te percjelle ne banesen e fundit nje njeri te afert te familjes time, Dhimo Brami.

Kete postim po e bej jo per te shkaktuar sentimentalizem, por per te vene ne dukje nje cilesi te mrekullueshme te tij.

Megjithese nje pensionist me te ardhura minimale, ky njeri pas termetit te 26 Nentorit 2019 me merr ne telefon e me thote:
Petro do vij ne Tirane.

Pse, i them une.

Do vij te derdh 100.000 leke per demet e termetit.

Sigurisht qe i thashe se nuk qe nevoja per ajo sakrifice nga nje pensionist.

Te mallengjejne njerez te tille.”, shkruan Koçi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com