Videoja e një mësueseje që i drejton flokët falë ndihmës së një nxënëseje gjatë një mësimi në një klasë në Itali (Porto Empedocle), është bërë virale për një kohë të shkurtër në rrjet.
Mësuesja në fjalë, është Ida Carmina, e cila është gjithashtu kryetare e komunës. Videoja ka ngjallur polemika në të vërtetë: në veçanti, diskutohet maska e ulur dhe afërsia me nxënësen në kulmin e pandemisë Covid 19.
Video, një xhirim amator, i bërë nga një prej nxënësve me një ‘smartphone’, ka ndarë zonën e Porto Empedocles, provincë e Agrigentos në rajonin Sicilisë.
Ka nga ata që e mbrojnë: “Ajo është e tillë. Gjithmonë e shohim në fshat duke folur me njerëz, madje edhe me nxënësit e saj, të cilët i takon në rrugë. Mund ta shohësh të ulur në stol midis qytetarëve të tjerë, duke folur për gjithçka. Ajo e ka bërë atë pa ndonjë dashakeqësi”.
Porka edhe nga ata që e dënojnë sjelljen e mësueses. Siç raportojnë gazetat lokale, Carmina nuk donte të komentonte episodin, por tha se ishte “e hidhëruar nga ajo që ndodhi”. /noa.al/
Burimi dhe foto: Tgcom