Presidenca ka reaguar pas mesazhit në “Twitter” të kryeministrit Edi Rama, për ish-kreun e KED, Ardian Dvorani, i cili u vlerësua nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një ndër 12 kampionët në lu ftën ndaj ko rrupsionit.
Zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi, e ka cilësuar kryeministrin si “faqezi” duke shtuar se Ramaforma do të ng ordhë më 25 prill me 3 milionë shp ulla dhe shk elma të shqiptarëve.
“O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milion shp ulla dhe shk elma të shqiptarëve, kundër teje, oligarkëve dhe diplomatëve të kor ruptuar deri në palcë. SHQIPËRIA E PARA DHE E PAMPOSHTUR! 🇦🇱”, shkroi Tedi Blushi.
Ndërkohë ky ishte dhe mesazhi i Ramës në “Twitter”, pas vlerësimit të bërë nga DASH për Dvoranin. Në shkrim Rama thekson se ish-kreu i KED u godit harbutërisht, pasi nuk iu nënshtrua presionit të së keqes.
“Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin, është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që lu ftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacaf ytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në lu ftën për Reformën!
Ardian Dvorani u go dit ha rbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imo raliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron”, shkroi kryeministri.






