Mediat italiane shkruajnë se ish-kryeministri Silvio Berlusconi e ka kaluar natën e djeshme në spital, pasi është rrë zuar në shtëpinë e tij në Romë.
Sipas mediave ai është pen guar dhe pas kësaj menjëherë është drejtuar për në spital. Si pasojë ai ka marrë mavijosje të shumta në trup dhe për këtë arsye ka shkuar në Milano, ku po kryen ekzaminime më të detajuara.
Kujtojmë se Berlusconi u shtrua në një spital të Monacos muajin e kaluar për shkak të problemeve kardiake. Ai gjithashtu i është nënshtruar një operacioni në zemër në vitin 2016, si dhe ka fituar bet ejën me kancerin e prostatës.
Po ashtu shtatorin që lamë pas, ai u shtrua në spital pasi u infektua me koronavirus. Në një intervistë për mediat, ai e përshkroi bet ejën me virusin si “sfidën më të madhe të jetës së tij”.