Ndërsa në Gjykatën Kundër Krimeve dhe Korr upsionit në Tiranë, po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj tij, mjeku i njohur në QSUT, Edvin Priftit, ka deklaruar se 220 mijë eurot e gjetura në shtëpinë e tij, janë të fituara nga çmimet ndërkombëtare, ndërkohë që e ka lidhur kërkesën për arrestimin e tij me fushatën zgjedhore të 25 prillit.
Përpara gjykatës Prifti ka treguar arritjet e tij profesionale.
“Kam mbaruar me medalje ari, specializim në Siena dhe “La Sapienza”, – ka treguar mjeku, duke theksuar se të ardhurat në Itali kanë qenë shumë të mira.
“Kam fituar 220 mijë euro nga çmimet ndërkombëtare, paratë janë të ligjshme. Kam fituar një çmim ndërkombëtar në SHBA, të cilin nuk e ka fituar askush nga Lindja. Jam kthyer në 2006 në Shqipëri. Njerëzit operoheshin jashtë dhe unë ngrita besimin, duke drejtuar kardiokirurgjinë që shqiptarët të operoheshin në Tiranë. Jam denoncuesi i parë ndaj Covid 19 dhe gjithmonë do të them të vërtetën. Nuk kam fshehur asgjë. Punoj në privat dhe shtet. U befasova nga prokuroria që kërkoi ‘arrest me burg’. Unë kam operuar mijëra shqiptarë”, – tha ai.
Mjeku Prifti ka mohuar akuzat e pastrimit të parave, duke nënvizuar se çdo vlerë monetare e tij ka ardhur nga burime të pastra.
Ai ka treguar dy kontrata premtimi shitjeje në Priskë, ku është bashkëpronar.
Avokati i mjekut, Henrik Ligori, kërkoi heqjen e masës së sigurisë “pez ullim nga detyra” ndaj klientit të tij dhe vendosjen e një mase sigurie më të butë, “detyrim me paraqitjeje”.
Hetimet ndaj Edvin Priftit, nisën bazuar në për gjimet e sekretares së Gjykatës së Krujës, në lidhje me dys himet e forta të lirimit në mënyrë të paligjshme të disa të dë nuarve me b urg , por që kanë zbuluar për Prokurorinë e Posaçme, edhe korr upsionin në shëndetësi/noa.al/