Instituti për histori të futbollit dhe statistika (IFFHS), ka publikuar listën e futbollistëve më të mirë në botë për dekadën e fundit. Bëhet fjalë për periudhën nga viti 2011 deri në 2020.
Këtë vlerësim e ka marrë Cristiano Ronaldo, i cili ka arritur që të fitojë disa herë Championsin me Realin, ndërkohë që edhe me Juventusin ka bërë paraqitje të mira, duke vijuar rekordet personale.
Pas tij qëndron ish-shoku i skuadrës, Sergio Ramos, ndërkohë që vendin e tretë e zë portieri i Bayernit, Manuel Neuer.