Loading...

Rama : ‘Unë me Fatos Nanon kam një raport që është shumë i bukur sot’

Gjatë konferencës së sotme për shtyp ‘onIine’, i pyetur nga gazetarët nëse i ka premtuar ish-kreut të PS, Fatos Nano postin e presidentit nëse fiton zgjedhjet, kryeministri Edi Rama tha se ka një marrëdhënie të bukur me paraardhësin e tij.

Po ashtu, ai la të kuptohet në mënyrë figurative se në marrëdhënien e tyre, nuk ka çështje interesi, pasi siç shtoi ai, Nano është larguar vetë nga “tavolina e shahut” kur vendosi të dorëhiqej.

“Unë nuk kam çmim si politikan, jo të gjithë kanë çmim, politikanët jo të gjithë janë njësoj, siç nuk janë pemët, kafshët dhe gjërat e tjera njësoj. Unë me Fatos Nanon kam një raport që është shumë i bukur sot, sepse nuk ka në mes asnjë interferencë nga loja e shahut politik mes aktorëve, – u shpreh Rama. – Ai me vullnetin e tij, është çuar nga tavolina e shahut dhe ka zgjedhur të qëndrojë i qetë me dy dorëheqje pas një fushate elektorale. Për mua është një pikë referimi, në sensin që ka qenë këtu, ku jam unë sot”.

Ashtu siç tha Fatos Nano në intervistën edhe dhënë disa ditë më parë, Rama shtoi se këshillat, ish-kreu i PS, ia jep sa herë që kryeministri ia kërkon vetë.

“Duke qenë i zhveshur nga dinamikat e brendshme të imponuara te çdo aktor që është në tavolinën e shahut, ai ka të gjithë përvojën për të dhënë mendimet e duhura kur ia kërkojnë. D.m.th, jam unë ai që i kërkoj mendim atij, nuk është ai që më ofrohet mua, – pranoi Rama. – Unë kam një pasardhës si ai, që është një aset, është fat që ke kënqësi të flasësh me ata që e kanë pasur këtë punë përpara. Sepse jo të gjithë e kuptojnë atë që kanë përjetuar vetminë e majës, të tjerët kujtojnë se në majë bëhet qejf, ose çdo gjë shkon fjollë. Në majë je vetëm, dhe erërat fryjnë nga të 4 anët dhe kur duhet të marrësh vendime, të gjithë të tjerët që ke rrotull, nuk ekzistojnë. Në të vërtetë, ata aty janë, por në fund je vetëm ti që duhet të marrësh vendime”, – sqaroi kryeministri Rama. /e.a/noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com