Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish programin ekonomik të Partisë Demokratike që ka prezantuar para nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi programin e PD-së pa shtyllë kurrizore. Nga ana tjetër Rama deklaroi se jemi të vetëdijshëm për nevojën që të bëjmë një rishikim të progresivitetit për të ardhurat personale.
“Kam përshtypjen që është kohë e hu mbur të diskutojmë propozimet e PD-së pasi në tërësinë e vet programi i PD është si karakteri i liderit të PD, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore, por sidoqoftë vlen në parim them që t’i përgjigjem pyetjes suaj sepse është një diskutim parimor që ndan qartësisht rrugët dhe alternativat tona. Taksa e sheshtë është taksë për të pasurit, taksa e sheshtë është taksë për tu dhënë edhe më shumë atyre që fitojnë më shumë dhe për tu marrë shpirtin atyre që fitojnë më pak. kjo është pak por e sigurt.
Sot jemi në kushtet kur taksa jonë që unë e quaj taksim i ndershëm dhe që konsiderohet si koncept taksë progresive është qartësisht një taksë që ka dhënë rezultat, qoftë në aspektin e moralit shoqëror qoftë në aspekti ne të ardhurave për individët dhe për shtetin. 23% të cilit iu i referoheshit është keqinterpretim.
23% nuk fillon në atë pikë ku iu referuar 1.6 dhe ky është fakt. Natyrisht që ne jemi të vetëdijshëm për nevojën që të bëjmë një rishikim të progresivitetit për të ardhurat personale me synimin që të jemi më të hapur ndaj nevojës së atyre që janë jo në pjesën e sipërme fare tek të ardhurat personale por në pjesën që ju pr ekët, por kjo do të bëhet bazuar në…e para bindjen se është koha për të bërë dhe ne e kemi këtë bindje dhe e dyta do të bëhet pa asnjë lidhje me fushatën elektorale”, deklaroi Rama.