Loading...

Qethet delja e egër Baarack, ja sa kg lesh rre zikonte ta mby ste

Mbante 35 kilogram lesh mbi vete, një pëlhurë shumë e rëndë që rre zikonte ta mby ste.

Baarack, delja e egër e gjetur në një pyll australian në veri të Melburnit dhe e shpëtuar nga ekipet e “Edgar’s Mission Farm Sanctuary”, nga vde kja e sigurt, është bërë një yll i mediave sociale që kur shoqata për të drejtat e kafshëve, postoi videon në rrjet.

Delja Baarack, ishte arratisur nga një fermë vite më parë dhe më pas ka jetuar në pyll. Prandaj, leshi i është rritur në të gjitha proporcionet, pasi nuk ka pasur asnjë kujdes ndaj saj.

Tani delja, më në fund është qethur dhe çliruar nga ato 35 kg lesh që e bënin të vështirë ecjen dhe që i kishin errësuar shikimin. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com