Një po lic në Rusi ka bërë një veprim heroik duke u hedhur nga një ballkon të paktën 12 metra i lartë duke mbajtur një grua në krahë, për ta shpëtuar nga zjarri që kishte përfshirë apartamentin e saj.
Kamerat e sigurisë kishin kapur momentin kur rreshter Maksim Kravchenko, 24 vjeç, vendosi të lëshohej nga pallati në Moskë, Rusi.
Ata të dy arritën të binin mbi një pirg dëbore dhe mbijetuan pa pasoja për jetën.
Raportimet vendore thonin se gruaja 36 vjeçare e quajtur Ekaterina, jetonte në apartament me të dashurin e qenin e tyre.
Ajo është tashmë në spital me një frakturë në kavilje dhe disa lëndime të lehta djegieje.
Rreshter Kravchenko kishte dëgjuar thirrje e saj për ndihmë dhe ishte ngjitur nga shkallët e zjarrit për të arritur te Ekaterina.
Kolegu i tij Vladimir Skoptsov, tha:
“Ai e mori gruan, e cila nga kishte ngrirë në vend. Në fillim po e tërhiqte por kur nuk mund ta tërhiqte më, e mori në krahë dhe u hodh bashkë me të pasi nuk kishte rrugëdalje tjetër”.
Megjithse dëbora nuk dukej e thellë, ajo i shpëtoi dy të lëshuarit.