Man.City vijon të besojë se mund të transferojë Leo Messi. “Pleshtit” mbetet një ëndërr për Pep Guardiola, dëshira e tij për të punuar sërish me argjentinasin është shumë e madhe, për këtë arsye shtyn drejtuesit e klubit ti paraqesin sul.muesit një ofertë të re.
Sipas “The Sun”, Man.City ka gati paketën për të joshur numrin dhjetë: 430 milion sterlina, afro 500 milion euro për dy vite në Premier League, me opsion rinovimi për një tjetër vit dhe dy vite të tjera tek New York City, klubi satelit në MLS.
Gjithnjë sipas të përditshmes angleze, bëhet fjalë për një ofertë me terma financiarë më të ulet pasi më herët, verën e shkuar, i kishin ofruar 600 milion sterlina. Pavarësisht se oferta ka ardhur në rënie, 500 milion euro për 5 vite, bëhet fjalë për shifra të jashtëzakonshme, një ofertë serioze e cila i është paraqitur përfaqësuese të Messit.
Messsi
Në garë për të siguruar shërbimet e gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë” mbetet edhe PSG. Në lidhje me këtë opsion është pyetur edhe trajneri Mauricio Pochettino: “Nuk kam folur kurrë me të në lidhje më të ardhmen e tij”, u shpreh shkurtimisht trajneri i PSG në një prononcim për “Marca”.