Loading...

Përp lasje e fortë në ‘Shihemi në Gj yq’: ‘Unë të ha gu rmazin’

Kastrioti Hoxha nga Ura Vajgurore ka sjellë në seancën “Shihemi në Gj yq” në Tv Klan Arben Matën, ku kanë bërë një akt shitblerje, pra ka blerë shtëpinë e Arben Matës.

Arbeni vetë e ka të dhuruar nga prindërit e tij. Sapo shitet kjo banesë në Qershorin e 2019, në Shtator po të këtij viti i vjen një kërkesë padi nga gjykata e rrethit të hapur nga vajza e tezes Aredi Gjika duke futur të gjithë familjen gjyqësore për të konstatuar të pavlefshme kontratën e dhurimit, kontratën e përpjesëtimit, kontratën e shitblerjes përsa i përket me Kastriot Hoxhën dhe pas 4 vitesh është përfunduar ky gjyq nga gjyqtari Durim Hasa. Ky gjyqtar i ka dhënë të drejtë zonjës Aredi Gjika.

Dokumentet janë në rregull edhe ato të shitblerjes nga Kastrioti dhe akt-dhurimin kundrejt djalit të tij Arben Mata dhe të shoqes. Sapo ka ndodhur aktshitja, Kastrioti është futur në proces gjyqësor, pra nuk e ka gëzuar aspak këtë banesë.

Aredia gjatë një telefonate në emision shprehet se ajo ka certifikatën e pronësisë dhe me të drejtë kërkon pronën e saj. Certifikata që ka Arbeni sipas saj është e falsifikuar. Eni Çobani e fton në studio javën e ardhshme për ta zgjidhur këtë çështje dhe ajo shprehet se duhet të flasë me fëmijët për këtë çështje.

Edhe Altini vëllai i Arbenit shprehet se prona i takon tezes së saj. Arbeni thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe ai ka qenë shumë i vogël për të ditur se çfarë ishte prona.

Eni Çobani: Ju keni një vëlla Altinin i cili ka dalë kundër pretendimit tuaj që kjo shtëpi është e juaja. Altin Mata i cili është një nga fëmijët e Arqile Matës thotë që është e vërtetë që këtë shtëpi dhe këtë truall na i ka dhënë tezja, mamaja e Aredisë.

Arbeni: Nuk është e vërtetë zonja Eni sepse ky vëllai kur kemi marrë këtë pronë dhe kemi ndërtuar ndërtesën ky ka qenë n 13 vjeç, nuk e dinte ç’është prona. Ky është një nga personat që kërkon lekë nga ish-prona e babait.

Eni Çobani: Altini pse e ngre këtë pretendim?

Arbeni: Sepse do pjesë nga babai i tij.

Eni Çobani: Po ai thotë që nuk është e jotja është e tezes.

Arbeni: Nuk e di ai bie brenda me këmbët e tij. Këtej kërkon nga ne, këtej thotë që është e tezes. Aq më tepër përpjesëtimi i pasurive tregon që unë, Altini dhe të gjithë pjesëtarët e trungut familjar kanë firmosur gjithsecili për pasurinë e tyre.

Në fund të emisionit Kastrioti dhe Arbeni janë përba llur në një de bat shumë të fortë, ku Kastrioti i kërkon që të gjejë një zgjidhje ose t’i kthejë 30 milion lekët që i ka dhënë për shtëpinë sepse ai është lodhur nga gjy qet. Situata ka agravuar duke e k ërcënuar Arbenin duke i thënë se do i h ajë gurmazin.

Eni Çobani ka shprehur se kjo çështje do vazhdojë dhe javën e ardhshme dhe shpreson që në studio të bashkohen Aredia dhe vëllai i Arbenit, Altini./ Tv Klan

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com