Loading...

Pas Tires në pranga edhe 4 punonjëse të spitalit

Pol icia ka arre stuar edhe tre infemiere dhe një sanitare të spitalit “Shefqet Ndroqi”, i njohur si “Sanatoriumi” në Tiranë pas ska ndalit të vdek jes së një qytetareje nga koronavirusi, e cila ishte lënë pa shërbim dhe ushqim.

Prokur oria e Tiranës ka lëshuar urdhër arre ste për katër punonjëse, të cilat dys hohet se kanë lidhje me ska ndalin e bërë publik pas arr estimit të sanitares Tire Alldervishi, që i zhvati 8 milionë lekë të afërmes së një pacienteje me Covid.

Pas disa ditësh në spital, nëna e saj ndë rron jetë, ndërsa më pas zbulohet se gjithçka kishte qenë një mas htrim.

Me urdhër të proku rorisë, janë arr estuar gjatë ditës së sotme edhe infermieret, Sheqerije Koçi; Sidorela Çela; Mira Bushi si edhe sanitarja Rukije Hoxhaj. Të katërta ato akuz ohen për “Ma shtrim” dhe “Shpë rdorim detyre”.

Dy shohet se ato janë zbuluar nga komunikimet që kanë kryer me sanitaren Tire Alldervishi.

Sipas burimeve paraprake, të katër gratë që janë arr estuar nga policia në ambientet e spitalit, dys hohet se i ndanin bashkë paratë që i kanë marrë deno ncueses nëpërmjet Tire Alldervishit.

Njoftimi i pro kurorisë

Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë ka regjistruar P.p.nr.281 datë 13.01.2021 në ngarkim të shtetases Tire Alldervishi për kryerjen e veprës pe nale të ”Mash trimit” të parashikuar nga nenet 143/2 te Kodit Penal.

Shtetasja Eltjana Sinanaj, e cila ka bërë kalëlzim penal ndaj shtetases Tire Alldervishi, e datëlindjes 15.03.1962, pasi sipas saj, i ka marrë disa shuma parash të konsiderueshme për t’i shërbyer mamasë së kallzueses, e cila ishte e shtruar në spital me Covid 19, duke iu prezantuar si inferimiere, ndërkohë që ishte sanitare e spitalit. Gjithashtu në emisionin “Stop” të datës 12.01.2021 janë transmetuar pamjet për ngjarjen e ndodhur.

Në datën 28.11.2020 mamaja e kallëzueses, është shtruar tek spitali universitar “Shefqet Ndroqi”, pasi ka rezultuar pozitive me COVID 19 dhe ka ndërruar jetë po në këtë spital me datë 25.12.2020. Në derë, i është paraqitur një shtetase e veshur si infermiere dhe i ka thënë që është infermiere në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Kjo shtetase, ishte Tire Alldervishi dhe që më vonë ka marrë vesh se punonte si sanitare në këtë spital. Që në momentin e parë, i ka kërkuar një shumë prej 2000 lekësh që t’i jepja telefonin mamit, duke i thënë që po e bënte për atë, edhe pse nuk e kishte parë asnjëherë më përpara. Më pas i thotë që ta presë në lokal. Kur vjen në lokal, i ka thënë, meqënëse infermierët e tjerë nuk lejohen të vijnë në lokal, e ka marrë ajo përsipër, duke i kërkuar shumën e lekëve, e cila ishte 10 000 për doktoreshën dhe 5000 për infermierët dhe sanitarët që i hiqnin pampersin. Kjo shumë vazhdonte çdo ditë dhe kanë qenë ditë të pakta që kallëzuesja ka dhënë vetëm 3000 lekë për infermierët dhe 5000 për doktoreshën dhe përpos tyre, i jepte listën e ilaçeve që duhet të merrte nga jashtë. Kallëzuesja nuk e dinte a po ia jepnin ilaçet apo jo, sepse mami i saj i kishte thënë me mesazhe që nuk i japin asgjë nga ato që i sillnim ata.

Shuma e paguar në total, është rreth 800.000 leke të reja pa llogaritur ilaçet që kallëzuesja, sipas instruktimit të Tire Alldervishit i blinte nëpër farmaci të ndryshme për t’ia dhënë asaj, me qëllim që të bëhej mjekimi i mamasë së saj.

Komunikimet ndermjet Tire Alldervishi dhe kallëzueses janë bërë si verbalisht, ashtu edhe nëpërmjet rrjetit të komunikimit What’s Up.

Është ndaluar shtetësja Tire Alldervishi dhe ndaj saj është depozituar kërkesa e Prokurorisë për vleftësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurisë “arr est në bu rg”.

Prok uroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë, vijoi të kryejë një hetim të plotë dhe të thelluar për të qartësuar nëse ndodheshim para një rasti sporadik apo para një skeme të mirëfilltë përfitimi nga personeli mjekësor apo ndihmës në kurriz të të sëmurëve me sëmundjen COVID 19, duke mos hezituar të vërë para përgjegjësisë penale këdo që do të rezultonte i implikuar.

Në vijim të veprimtarisë hetimore, u kryen sekusetrime, kqyrje, pyetjet e personave etj dhe nga gjithë veprimtaria hetimore, deri ne stadin aktual, shihet qartë që persona me detyrë infermiere apo sanitare në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, kanë krijuar një skemë të mirëfillte me qëllimin e vetëm kriminal që të përfitojnë sa më shumë në kurriz të pacientëve të sëmurë me sëmundjen Covid 19 dhe familjarëve të tyre.

Këta persona, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në këtë situatë pandemie, në vend të solidaritetit dhe mbi të gjitha përkushtimit për detyrën që duhej të demonstronin, e trajtonin detyrën si një privilegj nga i cili duhej të përfitonin çdo ditë dhe gjithnjë e më tepër.

Këta persona, në mungesë të plotë të përgjegjësisë që i ngarkon detyra, në mungesë të plotë të solidaritetit, në shkelje totale të ligjit dhe të moralit shoqëror, kanë treguar sesi mund të njolloset këmisha e bardhë, e cila duhet të përfaqësojë gjithë solidaritetin dhe përkushtimin ndaj pacientëve dhe jo ngritjen në sistem të abu zimit me detyrën dhe përfitmit në kurr iz të pacientëve dhe të familjarëve të tyre.

I përket veprimtarisë së mëtejshme hetimore, zbulimi eventual i rasteve të tjera apo i personave të tjerë, të cilët mund të jenë të përfshirë apo që kanë përfituar në kurriz të ushtrimit në mënyrë të përkushtuar të detyrës.

Me Urdhër të Pr okurorit, nga Po licia gjyqësore, u krye ndalimi i shtetaseve:

Mira Bushi, e bija e Sifi dhe e Fanije, e datëlindjes 21.07.1969, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e veprës penale të ”Shp ërdorimit të detyrës” dhe ”Mash trimit”.

Sheqerije Koçi, e bija e Jonuz dhe e Hatixhe, e datëlindjes 26.10.1960, lindur në Librazhd dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar për kryerjen e veprës pe nale të ”Shp ërdorimit të detyrës” dhe ”Mash trimit”.

Sidorela Çela, e bija e Remzi dhe e Fitore, e datëlindjes 17.08.1993, lindur në Pogradec dhe banuese në Elbasan, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ”Shpë rdorimit te detyrës” dhe ”Mas htrimit”.

Rukije Hoxhaj, e bija e Ramazan dhe e Zeqine, e datëlindjes 20.02.1964, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë sanitare e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, për veprën pen ale të ”Ma shtrimi”. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com