Loading...

Nën he tim dy motrat që a kuzuan mjekët e infektivit

Dy vajzat e Rifat Lalos (Minarolli), i cili hu mbi jetën si pasojë e COVID 19 para disa ditësh, janë proceduar pen alisht, të aku zuara se kanë përhapur informacion të rr emë.

Pas ndarjes nga jeta të të atit, Edita dhe Ina Lalo, thanë për mediat se familjari i tyre nuk kishte marrë kujdesin e duhur në spitalin COVID 1 dhe se mjekët “e lanë të vd iste”.

Ato hodhën a kuza në drejtim të mjekes Migena Qato se nuk kishte etikë mjekësore.

Në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të spitalit, vajzat e të ndjerit Rifat Lalo, i cili hu mbi jetën te Infektivi i së murë me koronavirus, akuzuan mjeken Qato se pengoi transferimin e tij në një spital të Brukselit.

Deklaratat e tyre, i komentoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se vajzat kanë bërë komente politike dhe për shkak të dhi mbjes nga lajmi i tr ishtë. Rifat Lalo, ishte vëllai i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Vili Minarolli.

Në njoftimin e sotëm për media të policisë, thuhet se “specialistët e Kom isariatit të Po licisë Nr. 4 filluan p rocedimin penal ndaj shtetaseve E. L. dhe I. L., sepse nëpërmjet rrjeteve sociale dhe medias së shkruar, kanë përhapur informacione të rreme për shtetasen M. Q., me detyrë mjeke”.

Nga ana e po licisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Pro kurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com