Loading...

Monika Kryemadhi uron vajzën e saj për ditëlindje: ‘Nuk jam sot me ty se kam detyrime ndaj njerëzve që na përkrahin’

Vajza e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi festoon sot ditëlindjen. Lajmin e bën me dije Monika Kryemadhi, e cila e uron përmes një postimi në Facebook.

Kryetarja e LSI shkruan se nuk është pranë vajzës së saj për ditëlindje, pas detyra është parësore.

“Era ime! ❤️ Ky vit filloi me vështirësi të madhe për punën time dhe ndonjëherë më bën mua të pavëmendshme për gjëra shumë të rëndësishme, për ty Era ime. Por nuk mund ta filloja ditën sot sepse një gjë ishte në zemrën time që më shtrëngonte, dhe kuptova që mungesa e puthjes dhe perqafimit tënd ishte dhimbja më e madhe për mua.
Nuk jam sot me ty, Borën dhe Besin në shtëpi, sepse detyrimet e mia ndaj njerëzve që na përkrahin në sfidat që kemi janë shumë të mëdha, por Era, un të dua shumë por shumë shumë dhe të uroj mami edhe 💯 vite të tjera.

Qofsh e lumtur dhe Zoti t’i plotësoftë të gjitha dëshirat zemra ime. 🙏
Më fal shumë për vonesën e mesazhit por rutina e tranzicionit e tjetërson edhe memorien njerëzore. Të puth mami fort ERA ime që sjell kudo ndryshimin. Të dua shumë”, shkruan Monika Kryemadhi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com