Loading...

Meta thirrje të rinjve të marrin pjesë në votime: Askush nuk do ta prekë votën

Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje të gjithë të rinjvë shqiptare që të marrin pjesë në atë që ai e quan ‘referendum historik i 25 prillit’.

Thirrja e kreut të shtetit është bërë me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, ku presidenti shkruan se vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari dhe sidomos të rinjve.

Në fund të statusit të tij në mediat sociale, presidenti Meta nënvizon se do tu garantojë shqiptarëve se është i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd që të prekë votën.
“I garantoj të gjithë shqiptarët se jam i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre!

Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, u bëj thirrje të gjithë të rinjve dhe shqiptarëve, të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit 2021.

Vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh. Pjesëmarrja në zgjedhje, është një mision patriotik. Askush nuk duhet të mungojë!

I garantoj të gjithë shqiptarët se jam i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre!”- shkruan presidenti Meta.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com