Gazetari i njohur Nikolla Lena është n darë papritur nga jeta në moshën 67-vjeçare, ditën e djeshme.
Lajmin për ndarjen nga jeta të Lenës e kanë bërë me dije miqtë e tij në rrjete sociale.
“Lamtumirè Miku im…Nikolla Lena …do mè mungojnè kafet…kèshillat…mendimet ….dhe fjalèt e èmbla qè mè thoje …Nuk mundem ta besoj qè ike kaq shpejt”, shkruan mikja e tij Elda Koçi.
Nikolla Lena punoi me përkushtim në Radio Televizionin Shqiptar, ndërsa vitet e fundit punoi si gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), ku mbulonte sektorin e Turizmit dhe Mjedisit.
Më pasionin që e karakterizonte Lena sillte në shkrimet e tij çështje të ndryshme nga fusha e turizmit dhe mjedisit.