Ajo filloi të postonte fotot e saj “të rr ezikshme” në mediat sociale (veçanërisht në Reddit) në vitin 2019 për t’i “hedhur pak piper” marrëdhënies së saj me bashkëshortin, por ky “hobi”, u kthye shpejt në një burim të ardhurash.
Tani, Tiffany Poindexter, një 44-vjeçare kaliforniane në SHBA, pretendon të jetë një nga modelet më të suksesshme në platformën “OnlyFans”.
Sidoqoftë, popullariteti i saj i madh, kohët e fundit i ka dhënë asaj mjaft probleme: kur të njohurit dhe kolegët zbuluan llogarinë e saj, ata e de noncuan gruan.
“Ata filluan të më bu llizonin dhe nënat e tjera të shkollës së tre fëmijëve të mi, më ndoqën dhe më kë rcënuan, aq sa kërkuan që fëmijët e mi të hiqen nga instituti”, – thotë ajo.
Dhe tani, një grup është formuar në qytet, “qëllimi i vetëm i të cilit, është të më intimidojnë mua”, – thekson 44-vjeçarja.
Burimi dhe fotot: “Tgcom”