Disa vende të Europës u goditën nga lëkundje sizmike në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Qendrës Europiane Mesdhetare të Sizmiologjisë, EMSC.
Greqia, Shqipëria, Kroacia, Rumania dhe Islanda ishin disa prej këtyre vendeve.
Po sipas të dhënave, lëkundjet më të forta janë ndier në Greqi, Kroaci dhe Islandë.
Në Kretë, lëkundjet ishin me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter, ndërsa në Kroaci u regjistrua tërmet me magnitutë 4.3.
Edhe Shqipëria u godit nga dy tërmete, me epiqendër në Durrës, me magnitutë 3.2 dhe 3.5 të shkallës Rihter. /noa.al/