Ekze kutimi me ar më zjarri para banesës ndaj një të riu shqiptar, ka tro nditur ditët e fundit Islandën, një shtet i vogël, ku ngjarje të tilla ndodhin thuajse shumë rrallë.
Mediat e këtij vendi kanë dhënë detaje të reja nga ngjarja, e cila ka ndodhur të shtunën e 13 shkurtit, duke zbuluar, se vik tima është identifikuar si Armando Beqiri.
Mësohet se ai ishte 33 vjeç, me origjinë nga Tepelena dhe është ekz ekutuar jashtë shtëpisë së tij në Rejkjavík.
Deri tani janë tre persona të arre stuar, ndërsa i dyshuari kryesor është një lituanez. Fqinjët u shprehën se nuk dëgjuan kr isma, duke lënë të kuptohet se vr asja u bë me silenciator.
Mësohet se një burrë rreth të dyzetave nga Lituania, i dyshuari kryesor për vra sjen, është paraqitur në Gjykatën e Rejkjavíkut ditën e djeshme. Ai po mbahet në parabu rgim dhe po licia po he ton shkakun e kri mit.
Kur i arr estuari u largua nga gjykata, as avokati i tij dhe as pol icia nuk dhanë detaje për gazetarët. I riu shqiptar la pas gruan shtatzënë islandeze dhe një fëmijë të vogël 15 muajsh.
Familja e tij ndodhej brenda në shtëpi në kohën kur ai u që llua, ndërsa fqinjët raportuan se nuk kishin dëgjuar asgjë të pazakontë.
Armando ishte larguar drejt Islandës në dhjetor 2014, ku u martua dhe pati një fëmijë. Momentalisht gruaja e tij është shtatzënë dhe po pret fëmijën e tyre të dytë. Beqiri ishte prorar i një kompanie të ruajtjes fizike në Islandë.
Shqiptari sapo kishte parkuar makinën dhe po hynte në shtëpi në orën 23:57 të së shtunës, kur u qëllua me ar më zj arri. Autori i kishte bërë pritë në pr ag të shtëpisë duke e qëlluar disa herë, në shpinë, qafë dhe kokë. Ai u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte pla gëve të marra.
Mediat islandeze shkruajnë se 33-vjeçarii u përshtat menjëherë me jetesën e vendit dhe ishte një tifoz i zjarrtë i ekipi kombëtar të futbollit, duke e ndjekur edhe në Botërorin e Rusisë.
Madje, pasi mori shtetësinë pak kohë më parë, ai kishte votuar për herë të parë në Islandë në zgjedhjet parlamentare. /noa.al/