Loading...

Kjo është familja më e pasur shqiptare në botë

Aktori shqiptar, Blerim Destani dhe familja e tij, janë ndër më të pasanikët në botë, ku pasuria e tyre marramendëse, krahasohet me atë të Silvio Berluskonit në Itali.

Lidhur me pasurinë, shpesh mediat italiane e kanë karahasuar, babain e Blerimit, Lazim Destanin, me ish-kryeministrin italian, pasi ai administron edhe skuadrën e futbollit Shkëndija të Tetovës në Maqedoninë e Veriut.

Kështu, ata e kanë quajtur Destanin, si “bosi i madh i Shkëndijës së vogël”, duke shkruar se pasuria e tij, mund të krahasohet edhe me atë të ish-pronarit të Milanit.

Po ashtu, mediat italiane theksojnë se pasuria e Destanit, mund të jetë deri në 6 miliardë euro, shkruan ‘Telegrafi’.

Aktori 37-vjeçar, i rritur në Gjermani, ku po zhvillon dhe karrierën, njihet për rolet në filmat “Koha e kometës” dhe “Dosja K”.

Ai bie në sy për jetën superluksoze, nga një shtet në tjetrin dhe pushimet e shpeshta në shtëpinë e tij në Dubai.

Ai është i vetmi artist i familjes së famshme Destani, e cila përbëhet nga nëna, babai dhe dy vëllezër biznesmenë të pasur.

Vëllai i tij, Nazif Destani, është cilësuar sipas revistës “Forbes”, si shqiptari më i pasur në botë, pasi pasuria e tij shkon mbi 3 miliardë dollarë.

Familja Destani nga Maqedonia, numëron biznese të suksesshme në 39 shtete të botës. Të gjithë ata që i njohin burrat e kësaj familjeje miliardere, e dinë se truri i sipërmarrjeve të familjes Destani, është Nazifi, vëllai i Blerimit.

Ndërsa babai i tyre, Lazim Destani, është biznesmeni i suksesshëm me prejardhje nga Malësia e Sharrit të Tetovës.

Ai dhe familja e tij, drejtojnë një rrjet ndërkombëtar biznesesh, që veprojnë në sektorin e shërbimeve, inxhinierisë dhe ndërtimit, energjetikës e logjistikës, me mbi tridhjetë ndërmarrje aktive në tregun global, që shtrihen në Gjermani, SHBA, Zvicër, Dubai, Turqi, Maqedoni, Liban, Kuvajt, Rusi, Mongoli dhe Kinë./noa

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com