Personi më i ndjekur në rrjetet sociale është Kristiano Ronaldo. Ylli portugez vijon të kryesojë klasifikimin në këtë drejtim, prej disa vitesh .
Jo pak, por 500 milionë ndjekës ka në total, në të gjitha rrjetet sociale.
36-vjeçari ka 124 milionë ndjekës në Facebook, 91 milionë në Tëitter dhe 261 milionë ndjekës në Instagram.
Edhe në YouTube, ai kalon mbi 1 milion ndjekës, edhe pse nuk është përdorues i rregullt.
Lionel Mesi duket se është rivali i tij edhe në këtë drejtim, me 90 milionë ndjekës në Facebook dhe 183 milionë në Instagram. /noa.al/