Loading...

Ish-pronar i një klubi futbolli dhe biznesmeni shqiptar,dë bohet nga Italia

Autoritetet italiane kanë dëbuar nga vendi sipërmarrësin Gëzim Sallaku, pas një dekreti dë bimi të lëshuar nga Selia e Policisë në Brescia. Sipërmarrësi me origjinë shqiptare Gëzim Sallaku, ish-pronar i Darfo Calcio me banim në një vilë në Sale Marasino, pronar i restoranteve dhe hoteleve në Valcamonica dhe në Liqenin Iseo, u dëbua të enjten në mbrëmje.
Poli cia e Brescia, në dekretin e saj e konsideronte Sallakun “person të padë shiruar dhe të i rrez ikshëm”. Biznesmeni 48-vjeçar, u kthye në Shqipëri. Ai ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes së lajmeve dhe hetimeve, Sallaku në Brescia është arr estuar dhe gjykuar disa herë për hetime të llojeve të ndryshme.

Nga viti 2002 deri më sot, ai ka qënë i përfshirë në mashtrime në lidhje me shitjen e makinave të vjedhura dhe marrjen e makinerive të vjedhura në përdorim. Por jo vetem. Ka gjithashtu hetime për mashtrim dhe evazion fiskal, falimentim të rremë dhe posedim të armëve të zjarrit. Gëzim Sallaku së bashku me vëllezërit është arrestuar në 2018 për shitje dhe traf ikim të lëndëve nark otike. Ata u arr estuan pas një operacioni anti-drogë që u finalizua me arrestimin e 22 personave, italianë dhe shqiptarë. Saimir, Gëzim (president i Darfo Calcio), Isuf, Gazmir dhe Taulant janë shqiptarët, ndaj të cilëve mëngjesin e djeshëm është lëshuar masa e arre stit, ndërkohë që 2 gratë e tyre edhe ato në atë kohë ishin vënë nën arrest shtëpie. Biznesmeni Gëzim Sallaku dhe dy vëllezërit e tij, Gazmir dhe Isuf Sallaku, u liruan më pas nga burgu. Ndërsa vëllai i tretë i Gëzimit, Taulant Sallaku vijon të mbetet brenda nën akuzën e përfshirjes në një organizatë nark otrafi kantësh dhe a rmëmbajtjes pa leje.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com