Një grua indoneziane i ka befasuar të gjithë, teksa bëri një pretendim të çuditshëm.
Ajo ka mbetur shtatzënë nga ‘era’ dhe jo nga marrëdhëniet sek suale.
Policia tani po shqyrton pretendimet e bëra nga gruaja 25-vjeçare, e cila lindi një vajzë, në qytetin indonezian të Cianjur, në perëndim të ishullit Java.
Gruaja është identifikuar si Siti Zainah dhe tha se gjithçka ndodhi brenda një ore.
Sipas raporteve, Zainah zbuloi se ishte shtatzënë të Mërkurën pasdite ndërsa ishte ulur në dhomën e ndenjes së shtëpisë së saj.
“Pas lutjeve të pasdites, unë isha i shtrirë me fytyrë poshtë në dysheme kur papritmas ndjeva erën që më hyri në trup përmes va ginës sime,” citohet të thoshte ajo nga raportet.
Zainah tha se ndjeu një dhi mbje në stomak 15 minuta pasi era fryu nëpër dhomë. Një kohë më vonë ajo zbuloi se një gungë në barkun e saj ishte më e madhe. Pak më vonë, ajo lindi një vajzë të shëndetshme në një klinikë të afërt të komunitetit.
Historia e Zainah mbi shtatzëninë mi sterioze dhe lindjen e fëmijës u përhap në zonë dhe ra në sy të autoriteteve. Zainah ka një fëmijë me ish-burrin e saj. Çifti thuhet se është ndarë katër muaj më parë.
Mjekët thanë se foshnja dhe nëna janë të shëndetshme. Ndërsa mi steri përreth shtatzënisë ka befasuar të gjithë, ekspertët thonë se kjo mund të jetë një rast i shtatzënisë kriptike, ku nëna nuk është e vetëdijshme për shtatzëninë e saj..
Pol icia po heton çështjen.
Sipas portalit të lajmeve Coconuts, një rast i tillë i ngjashëm ndodhi në korrik të vitit të kaluar. Në vitin 2017, një grua që tha se ishte e virgjër pretendoi se lindi një “fëmijë magjik” pas një periudhe tre-orëshe të shtatzënisë.
/NOA.al