Në shumë vende të botës ka nisur procesi i vaksinimit kundër koronavirusit, ku bluzat e bardha dhe mosha e tretë kanë prioritet.
Por dy gra të reja në Florida të Shteteve të Bashkuara kanë bërë një veprim të pazakontë për t’u vaksinuar.
Ato u maskuan si gra të moshuara, edhe pse ishin 34 dhe 44 vjeç.
Sipas BBC dyshja fillimisht ishin zbuluar nga zyrtarët e qendrave të vaksinimit, kur u pa se datat e lindjes nuk përkonin me moshën që supozohej që gratë të kishin.
Reporterët e lajmeve në SHBA thonë se ka patur incidente të ngjashme dhe madje edhe njerëz që shkonin në qendra vaksinimi, për të pyetur nëse ka ndonjë dozë vaksine për ta. /noa.al/