Loading...

Gazetari ak uza drejtuesit të televizionit lokal për n gacmim se ksual ndaj minoreneve që kanë punuar aty

Gazetari Telnis Kuqi ak uzon drejtuesin e televizionit lokal në Gjirokastër për ng acmim se ksual ndaj minoreneve që kanë punuar aty.

“Një nga ish-koleget e mia më tregoi rrëfimin e saj por nuk e publikova se thashë nuk kam prova. Pasi një vajzë tjetër më tregoi dhe më pas më dërgoi videon vendosa ta publikoj. Nëna e vajzës në fillim nuk e besonte që është vajza e saj. Tani ajo është në k omisariat duke dorëzuar videon e plotë dhe duke den oncuar personin.

Videoja është më e gjatë, duken fytyrat shumë qartë, është rreth 34 sekonda“, tregon Telnis Kuqi për “Shqipëria live”.

Vetë Aristotel Petro pranon se është ai në video por kundërshton ak uzat e gazetarit.

“Në atë video jam unë. Telnisi për më shumë se 10 vite po tenton të bëjë ak uza ndaj meje. Kemi qenë dy herë në gjyq, ky është i treti. Në fillim na ka paditur për një lajm që publikova dhe ma kishte sjellë një gazetare nga Gjirokastra.

Ky është një ku rth i ngritur nga unë në drejtim të Telnisit. Unë e kam kuptuar që në fillim që prania e asaj vajze ishte ku rth”.

Petro pranon që e ka bërë qëllimisht. “Isha para emisionit dhe i thashë hajde dil jashtë. Doja ta hiqja të vazhdoja punën. Varet çfarë po bisedonim, mund të më këtë rrëshqitur dora, ai nuk është ngacmim se ksual”. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com