Mëngjesi është mjaft i rëndësishëm për ata që duan të heqin disa kilogramë nga trupi.
Shmangia e vaktit të mëngjesit nuk iu ndihmon aspak në këtë qëllim, përkundrazi.
“Shmangia e mëngjesit është një nga gjërat më të këqija që bëni nëse doni të bini nga pesha, sepse kjo e bën metabolizmin të punojë më ngadalë.
Nëse nuk ha, truri i dërgon një mesazh pjesës tjetër të trupit të ruajë energjinë, duke e sinjalizuar atë të mbajtë yndyrën që po përpiqeni ta zhdukni”, thonë dietologët.
Pra, në mëngjes duhet të konsumoni patjetër diçka. /noa.al/