Loading...

E rallë/ Gruaja mbetet sërish shtatzënë ndërsa ishte në pritje të një fëmije

Një grua në Britani ka mbetur shtatzënë ndërsa ishte në pritje të një fëmije.

Ajo vetë u shtang kur zbuloi se kishte dy fëmijë, teksa dy ekzaminimet e mëparshme nuk treguan asnjë shenjë të një fetusi të dytë.

“Unë as nuk e dija që ishte e mundur të mbetesha përsëri shtatzënë”, u shpreh nëna e re.

Binjakët u sollën më herët në jetë, përmes një ndërhyrjeje cezariane, për shkak të një problemi që Rosalie pati me kordonin umbilikal.

Kështu, teksa Noah peshonte dy kilogramë, motra e tij ishte vetëm 1.1 kilogramë. E vogla mundi ta merrte veten dhe të shkonte në shtëpi, dy muaj e gjysmë pas ardhjes në jetë.

Superfetacioni ndodh kur një shtatzëni e dytë e re ndodh gjatë një shtatzënie fillestare. Një vezë tjetër fekondohet nga spermatozoidi dhe mbillet në mitër ditë ose javë më vonë se e para.

Bebet e lindura nga superfetacioni shpesh konsiderohen binjakë, pasi mund të lindin gjatë të njëjtës lindje, madje në të njëjtën ditë. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com