Pas reshjeve të dendura të shiut, vendi ynë prej disa ditësh është karakterizuar nga një mot me diell si në stinën e pranverës, pasi edhe temperaturat kanë shënuar një rritje të lehtë.
Ndërkohë në Vlorë, qytetarë të shumtë kanë zgjedhur që të shijojnë rrezet e diellit përgjatë Lungomares.
Ditët pranverore zgjasin deri në fillim të javës që vjen e më pas parashikohet një situatë gati e rre zikshme për përmbytje serioze. Reshjet nisin ditën e diel gjatë natës në veri të vendit ku është edhe zona ujëmbledhëse e liqeneve të hidrocentraleve.