Loading...

Deti mbushet me qindra ar kivolë, shokohen banorët në Itali (foto)

Një pamje dramatike ka shokuar banorët e një qyteze në Liguria të Italisë, Camogli. Një pjesë shkëmbore që ndodhet pingul me detin, për shkak të rrëshqitjeve të dherave, ka përfunduar në ujë. Por bashkë me shkëmbinjtë, deti u mbulua edhe me qindra arkivole.

Nuk është një skenë e një filmi horror, por pasoja e shembjes së një pjese të va rrezave së qytezës.

Mbi 200 arkivole përfunduan në det pas një rënie të gjatë, ku disa prej tyre u shkatërruan dhe të tjerat u mblodhën me mundim nga forcat e rendit, të ndihmuara nga anijet e peshkimit të zonës.

Varr ezat e Camogli, pikërisht për pamjen mahnitëse që dhurojnë, janë bërë të njohura edhe përtej Italisë, dhe nuk janë të pakët të huajt që kanë prenotuar një vend me pamje nga deti.

Autoritetet, duke ditur bukurinë por edhe paqëndrueshmërinë e terrenit, kishin miratuar punime me vlerë 400 mijë euro për të siguruar varr ezat, por mesa duket ato para, së bashku me shumë të va rrosur, janë përpirë nga ujërat e kaltra të detit.

Në galeri shikoni fotot që flasin vetë.

https://youtu.be/LcK666yjOxA
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com