Mondi Kolila, kryetari i Lëvizjes për Rringjalljen e Vorio-Epirit, njëherësh dhe njeriu që organizoi tubimin e paligjshëm me thirjre anti-shqiptare në Bularat të Gjirokastrës, është dë nuar me 8 vjet e 6 muaj bu rgim.
Vendimi është marrë nga Gj ykata e Gjirokastrës, e cila ka deklaruar fajtor Kolilën në mungesë, pasi ky i fundit nuk është mundur të gjendet dhe arre stohet në Shqipëri, raporton ‘Ora News’.
Ndërkohë ka informacione të sakta se Kolila qëndron në Greqi.
Ai është ak uzuar nga përfaqësuesi i Prokurorisë së Gjirokastrës, Emëror Kasaj, për veprën penale të “Nxitjes së urre jtjes ose gri ndjeve”, “Shpërndarje e shkrimeve antikushtetuese” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestimeve të pal igjshme”.
Gjithçka lidhet më një aktivitet të 12 majit 2018 në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull, në rrethin e Gjirokastrës.
Nën organizimin e Kolilës, është mbajtur në afërsi të shkollës së mesme të fshatit një tubim, pa lejen e autoriteteve, për përvjetorin e Protokollit të Korfuzit dhe autonominë e Epirit të Veriut, për lu ftëtarët e rënë në vitin 1914.
Në këtë aktivitet, kanë marrë pjesë dhe shtetas grek, të cilët kanë bërë thirrje kundër autonomisë së Shqipërisë.
Të gjithë personat grekë janë personalizuar me foto dhe pamje filmike, por nuk është bërë e mundur të zbulohet identiteti i tyre, me qëllim ngritjen e akuzës pe nale.
Për pasojë, Mondi Kolila në këtë dosje penale është personi i vetëm i marrë i pandehur nga prokuroria dhe tashmë i dënuar nga Gjyk ata e Gjirokastrës.
Vendimin për dë nimin e tij me 8 vite e 6 muaj burgim, i është shpërndarë të gjitha pikave kufitare dhe zyrës së Interpolit në Tiranë, me qëllim shpalljen në kërkim ndërkombëtar të këtij individi.
Tubimi i p aligjshëm me thir rje an tishqiptare, u mbajt në muajin maj 2018, në qendrën e fshatit Bularat, shumë pranë shkollës së mesme, krah monumentit të rezistencës ndaj regjimit ko munist dhe mësuesve martirë të periudhës mes viteve 1944-1990.
Megjithëse në atë kohë, Bashkia e Bularatit, mohoi që anëtarë të saj të kenë mbështetur aktivitetin, në videon e shpërndarë ‘online’ duken disa figura lokale publike, përfshirë edhe një punonjës bashkie.
Gjatë aktivitetit, u bënë deklarata të ashpra kundër qeverisë shqiptare, duke e akuzuar për mosnjohjen e identitetit etnik dhe mohimin e të drejtave të grekëve në zona si Përmeti, Himara apo Korça.